“Nuk bëri aktrimin e radhës”, Nora Malaj: Erion Veliaj i çonte bukë Ndrenikës në shtëpi

12 Maj 2026 | 21:39

Sociologia Nora Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Malaj u shpreh se përkundër zhurmës që bëri në rrjet ky takim dhe kritikave që u hodhën ndaj aktorit të madh, ky nuk ishte një aktrim i radhës.

Sipas saj, në raport me Veliaj Robert Ndrenika ishte në rolin e babait, pasi njohja me Veliajn është e hershme që kur ky i fundit ishte fëmijë.

Kam parë këto 3-4 ditë një zhurmë shumë të madhe, ndërtuar mbi këtë situatë, që ka 3 elementë. Nëse do futeshin në lëkurën e Ndrenikës si figurë e madhe e kinemasë, duhet të kuptonin që me individë të ndryshëm është shumë personale, nuk mund t’i bëjmë gjyq popullor. Ndjeva te ata që gjykonin në portale një keqdashësi, duke parë veten e tyre në pritjen që Roberti të mbronte teatrin dhe kur s’e mbrojti dot e quajtën tradhtar, por ata nuk lëvizën nga shtëpia dhe tani u riquajt prapë tradhtar.

Asnjë nuk e di çfarë raporti kanë në planin personal. Unë ta garantoj, ishte thjesht leksiku i një burri të një moshe, që imazhi i tij ishte te djali, jo biologjik. Ishte një raport që u artikulua qartë në pak fjalë, nuk bëri aktrimin e radhës. Nëse e lexon edhe nga gjuha e trupit, Berti në këtë moment është një qytetar që ka një raport, një emocion që ka ca detyrime që nuk i dimë dhe që në fund të ditës nuk kemi pse marrim gurin dhe t’i godasim”, tha Malaj.

Më kujtohet që bëheshin ato fletërrufetë për individë të caktuar që kishin prishur raportet e drejta apo të zhdrejta me individin dhe me shoqërinë dhe ndjeva jo te ata që gjykonin në media. Ishte një raport i cili në subkoshencën e Bertit lidhej me mirënjohjen dhe mosmirënjohjen. Ishte një raport që u artikulua qartë në pak fjalë që ai tha. Ai nuk bëri aktrimin e radhës, po tha subkoshencën e tij në një moment të trishtë të një situate që donte të jepte një dorë.”- tha Malaj.

Malaj gjithashtu foli për gjendjen e intelektualëve në Shqipëri, duke theksuar se problemi kryesor nuk është mungesa e dinjitetit, por mungesa e parave. Ajo ka thënë se nëse je pa lekë, nuk ke vlerë, dhe ka sjellë shembullin e aktorit të njohur Bert Ndrenika, për të cilin sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte organizuar që t’i t’i ofrohej ndihmë siç duhet bërë me të gjithë artistët që kanë dhënë kontribut për këtë vend

Në Shqipëri problemi më i madh është jo të jesh pa dinjitet, por të kesh pa lekë. Po je pa lekë, nuk ke vlerë, s’bën. Dhe ku i ke këta intelektualët me lekë, ku i ke këta akademikët me lekë? Ku i ke këta artistët me lekë? Po lëre tani se ne po flasim, ju japim detyra për gjëra që nuk i bëjnë dot. E di ti që Erjon Veliaj i çonte bukë Bert Ndrenikës në shtëpi. I kishte pajisur institucionin për t’i çuar bukë se është i vetmuar. S’ka njeri. I është gjendur në ndihmë sepse kështu duhet të bëjë shoqëria për njerëz të cilët kanë emër, kanë dhënë kontributin e tyre, tërë jetën e tyre.”- tha Nora Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri...
22:39 | 23/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja më e mirë që duhet të bëjë kryeministri Edi Rama në këtë fazë...
22:27 | 23/06/2026