“Nuk dorëhiqem”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, flet pas ngritjes së akuzave federale

27 Shtator 2024 | 07:15

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha të enjten se nuk do të japë dorëheqjen ndërsa përballet me akuza federale për korrupsion dhe ryshfete në këmbim të favoreve.

Demokrati Adams përballet me pesë akuza federale dhe korrupsion që i ka fillimet që nga koha e zgjedhjes së tij për të shërbyer në Bruklin dhe vazhdoi gjatë periudhës që ai drejton bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.

Mes të tjerash, prokurorët thonë se zoti Adams përfitoi bileta avioni falas dhe me zbritje të theksuar me një vlerë më të madhe se 100,000 dollarë, qëndrime falas në hotele luksoze, dreka dhe darka të kushtueshme si dhe kontribute financiare të paligjshme për fushatën të cilat e ndihmuan atë të kualifikohej për më shumë se 10 milionë dollarë në fonde publike për fushatën.

“Kjo ishte një skemë shumëvjeçare për të blerë favore nga një zyrtar i vetëm në rritje i qytetit të Nju Jorkut”, tha prokurori Damian Williams.

Në këmbim të ryshfeteve, zoti Adams ndërmori veprime nga të cilat duket se përfituan udhëheqësit turq, përfshirë përshpejtimin e inspektimit të sigurisë nga zjarri të një ndërtese të konsullatës turke dhe mënjanimi i një deklarate në “Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Armen”, thuhet në padi.

Në një deklaratë jashtë rezidencës së kryebashkiakut, zoti Adams i mohoi akuzat dhe tha se nuk ka në plan të japë dorëheqjen. I rrethuar nga udhëheqës klerikë zezak, kryebashkiaku i dytë zezak i Nju Jorkut, i kritikoi ashpër prokurorët federalë duke sugjeruar se ishte vënë në shënjestër padrejtësisht.

“U bëj thirrje njujorkezëve që të presin dhe të dëgjojnë avokatët mbrojtës përpara se të më gjykojnë. Avokatët e mi do të kujdesen për çështjen në mënyrë që unë të kujdesem për qytetin”, tha zoti Adams.

Avokati Alex Spiro, argumentoi se gjërat për të cilat akuzohej klienti i tij nuk ishin të paligjshme dhe nuk tregonin përfshirjen e kryebashkiakut, duke vënë në duke se politikanëve zakonisht u ofrohen bileta avioni falas. Ai tha se zoti Adams i ishte përgjigjur një kërkese nga një zyrtar turk për përshpejtimin e inspektimit të konsullatës së re. “Kjo është një gjë e zakonshme për njujorkezët”, tha avokati Spiro.

Kryebashkiaku Adams do të paraqitet para gjykatëses Katharine Parket të premten në mesditë. Disa republikanë dhe kundërshtarë të tij të mundshëm në zgjedhjet paraprake të qershorit i kanë bërë thirrje zotit Adams që të japë dorëheqjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026