“Nuk e them dot me emër”, Karamuço: Në Meksikë takova një shqiptar të suksesshëm që merrej…

24 Shkurt 2026 | 21:48

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me operacionin e zhvilluar nga autoritetet meksikane që çuan në arrestimin e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Ai humbi jetën nga plagët e marra nga shkëmbimi i zjarrit me policinë. Karamuço theksoi se vendndodhja e “El Mencho” u zbulua nga lokalizimi i një SMS-je përmes një teknologjie të fundit.

Ndër të tjera, Karamuço theksoi se me këtë teknologji merret një kompani e cila është e një shqiptari por preferoi të mos fliste me emra. Sipas tij, shqiptari është certifikuar në SHBA dhe është shumë i respektuar në Meksikë për punën e tij.

“SMS-ja e lokalizimit sepse kanë një teknologji të jashtëzakonshme dhe në atë shtet për shembull ju duhet ta dini që, nuk e them dot me emër po që në atë shtet ka një kompani shumë të madhe që merret me edhe me forensiket edhe me aparaturat dhe ndihmon edhe madje edhe partnerët ndërkombëtarë të Shtetet e Bashkuara është një shqiptar ka 30 vjet që jeton aty.

Një shqiptar, unë e kam takuar aty, është një nga njerëzit që ishte më i respektuar nga organet ligëzbatuese dhe ai ishte i certifikuar nga Shtetet e Bashkuara, bënte vetëm këto punë krahas punëve të tjera të tij në lidhje me teknologjitë edhe këto. Por që më ka habitur na ofroi biles aparatura për universitetin, merrini e tjerë e tjerë. Po transporti dhe këto ishte e pamundur.

Domethënë ishin aparatura goxha që ai i kishte nuk i update-onte dot dhe tha do t’ia fal universitetit shqiptar. Kjo ishte një nga gjërat që në fakt më erdhi mirë sepse kemi njerëz që me suksesin e tyre, me punën e tyre arrijnë të luftojnë në vendet e tjera gjithë këtë sfidë kaq të madhe siç ka Meksika në këtë rast”, tha ndër të tjera ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026