Nuk ka asnjë rast të dyshimtë në Shqipëri me linë e majmunëve, thotë Tomini
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se në Shqipëri, aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me linë e majmunëve.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Tomini u shpreh se laboratori virologjik i references në ISHP është brenda rrjetit të laboratorëve europiane.
Sipas saj, mostrat për çdo rast të dyshuar mund të dërgohen në dy laboratorë në Holandë osë në një laborator në Gjermani.
“Asnjë rast të dyshuar nuk ka në Shqipëri për linë e majmunëve. ISHP-ja dhe laboratori virologjik i references në ISHP, është brenda rrjetit të laboratorëve europianë. Aktualisht jemi në dispozicion për të kërkuar çfarëdo lloj mostre për çdo rast të dyshuar në 3 laboratorë, dy në Holandë dhe një në Gjermani”, tha Tomini.
Ajo tha se lija e majmunëve ka një karakteristikë e cila i shfaq të gjitha puçrat apo të gjitha pustulat në të njëjtën kohë, menjëherë pas shfaqjes së temperaturës, brenda një apo tre ditëve.
Ditën e djeshme, Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë