“Nuk ka justifikime, s’e falim”- Babai i Ilaria Sulës refuzon ndjesën nga vrasësi
Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, ka reaguar ndaj kërkesës së ndjesës që vrasësi i vajzës së tij, Mark Samson, i dërgoi nga burgu.
Në një prononcim për mediat italiane ai ka theksuar se nuk ka asnjë justifikim për veprën e kryer dhe se nuk mund ta fal atë që ndodhi. “Nuk ka falje, nuk e falim,” u shpreh ai, duke dënuar me forcë vrasjen e vajzës së tij.
Ai tha se kërkesa për falje nga vrasësi ishte e papritur dhe absurde. “Nuk e prisnim një kërkesë ndjesë tani, mbase pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi 20 ditë që qajmë për vajzën tonë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte një vajzë e mrekullueshme,” tha Flamur Sula.
Në lidhje me pretendimin e Mark Samsonit se e donte Ilarian, babai i saj e quajti këtë një tradhti të pafalshme. Ai theksoi se, nëse dikush do të donte një person, nuk mund të shkonte deri në pikën e vrasjes së tij. “Kur Ilaria u zhduk, Mark Samson më tha: ‘Unë e dua Ilarian, nuk do ta lëndoja kurrë’. Por përkundrazi, ky ishte realiteti,” shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “E ndihmova djalin”- Nëna e filipinezit pranon përfshirjen në vrasjen e Ilaria Sulës
- Nëna nuk mbahet dot: O Ilaria o shpirti im, shqiptarja përcillet në banesën e fundit
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë