“Nuk ka patur asnjë lidhje me fëmijët”, Zv/drejtori i Antiterrorit flet për gratë e dyshimta në Tiranë

21 Prill 2026 | 20:56

Shefi i Sektorit Hetimit dhe Zëvendësdrejtor për Antiterrorin, Sokol Cana i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me rastin e dy grave që u afroheshin fëmijëve nëpër shkolla duke alarmuar prindërit në Tiranë. Cana theksoi se lajmi se ato i ndalonin fëmijët në shkollë janë të pavërteta.

Ai thekson se njëra prej tyre ka deklaruar se ka ndaluar dy fëmijë në rrugë dhe i ka pyetur sesi thuhet në anglisht një shprehje. Sipas tij ato po lëviznin për të kryer disa shërbime shëndetësore. Ai shtoi se pas komunikimit të shkurtër, fëmijët kanë vijuar rrugën dhe nuk kanë patur një komunikim tjetër me dy gratë.

Cana shtoi se nisur nga sensibiliteti i këtij informacioni të shfaqur në mediat sociale, policia e shtetit me iniciativë të gjitha strukturat e specializuara të saj ndërmorën menjëherë verifikimet e nevojshme.

“Jo, lajmi është i pavërtetë sepse njëra nga zonjat sipas edhe deklarimeve që i janë marrë ka komunikuar me dy fëmijë të cilët kalonin rastësisht në rrugë dhe jo në shkollë.

Pra kanë qenë duke kaluar në rrugë dhe i ka pyetur sepse zonja përdor një metodë për mësimin e gjuhës shqipe. Duhet theksuar se të gjithë pjesëtarët e komunitetit MEK, pjesa më e madhe e tyre kanë filluar dhe kanë mësuar shqip.

Edhe kjo kishte një metodë të mësimit të gjuhës shqipe dhe i ka pyetur fëmijët duke ju kërkuar çfarë çfarë thuhet në anglisht kjo kjo shprehje. Kaq ka qenë dhe ë fëmijët kanë vazhduar rrugën e tyre. Nuk ka pasur asnjë komunikim tjetër me zonjën”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026