“Nuk ke shtet nëse s’ke ushtri”, Zonja: Serbia është shteti më i armatosur në Europë

16 Shkurt 2025 | 21:25

Gazetari Sebastian Zonja ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania lu tha se fjalimi i zëvendës presidentit amerikan J.D. Vance në këshillin e sigurimit ishte një fjalim sherifash. Zonja tha gjithashtu se tashmë lufta duket sikur është në pragun e Europës, ndërsa vendi ynë është i papërgatitur për këtë situatë.

“Ajo që tha J.D. Vance, deri diku duket si fjalim sherifash, unë nuk e di si mund të bëhet ai lloj fjalimi. Kjo është të na e plasë në sy që ne kemi probleme e të tjera e të tjera. Fakti që je i fortë nuk do të thotë medoemos që je i drejtë. Ne u jemi mirënjohës e do jemi përjetë për pavarësinë e Kosovës. Por, kemi dy linja që konkurrojnë në Ballkan, është linja e një hekurudhe që nis nga Pireu dhe përfundon drejt Hungarisë, që është linja kineze e rrugës së mëndafshit, kemi edhe një linjë tjetër që është nga Durrësi e del në detin e Zi që është linja e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. Pyetja është çfarë bëjnë politikanët tanë për të avancauar interesat e BE në territorin shqiptar? Asgjë.

Ne kemi që në 95 që dëgjojmë korridorin 8, asgjë nuk është bërë. Ata që njohin gjeopolitikën dhe dinë ç’ndodh në nëntokën e çdo vendi të thonë, armë ushtri dhe siguroni interesat tuaja. Ushtria përdoret njëherë në 50 apo 70 vite dhe ti e paguan për 50 vjet. Këta tanët merreshin me institute, para nga USAIS, nga Soros dhe thonë paqja është botërore e nuk do të kemi më luftë sepse luftërat janë për nacionalistët e çmendur. Ja ku e ke luftën në derën e Evropës sot. Ti nuk mund të kesh shtet nëse nuk ke ushtri, ti nuk mund të kesh shtet nëse nuk prodhon armatime, ndërkohë shteti më i armatosur është Serbia”,-tha Zonja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës...
13:10 | 01/07/2026

Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë

Tre persona humbën jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de México gjatë festimeve për Kupën e Botës, njoftoi në orët e...
12:59 | 01/07/2026

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026