‘Nuk kemi asgjë për të diskutuar’: Irani shpërfill negociatat e mundshme me SHBA-në
Irani ka shpërfillur çdo negociatë të mundshme me SHBA-në – të paktën për sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite.
Ky është njoftimi i fundit nga Gjeneva, ku Abbas Araghchi, ministri i jashtëm i Iranit, do të takohet me homologët e tij nga Britania, Franca dhe Gjermania këtë pasdite.
Ai i është përmbajtur qëndrimit të Iranit se nuk do të takohet me zyrtarët amerikanë derisa Izraeli të ndalojë sulmet e tij.
Ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë janë mbledhur sot në Gjenevë ku pritet të takohen me homologun e tyre iranian, Abbas Araqchi, në një përpjekje për të rikthyer bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Iranit.
Takimi vjen vetëm një ditë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi një afat dyjavor për të marrë një vendim nëse SHBA do t’i bashkohet luftës së Izraelit kundër Iranit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se “presidenti do të marrë një vendim nëse do të ndërmarrë sulme kundër Iranit brenda dy javësh”, duke shtuar se kontaktet me Teheranin janë ende aktive dhe ekziston një farë shprese për vazhdimin e negociatave.
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend