“Nuk kemi nevojë”, Gronlanda refuzon ofertën e Trump për të dërguar anijen me ndihma mjekësore
Groenlanda tha të dielën se nuk i nevojitet ndihmë mjekësore nga vendet e tjera, duke hedhur poshtë ofertën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të dërguar një anije spitalore në rajonin që ai dëshiron të marrë përsipër.
Në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha të shtunën se, duke bashkëpunuar me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e emëroi përfaqësues special për Groenlandën, SHBA-të do të dërgojnë një “anije spitalore” në ishull.
“Duke bashkëpunuar me Guvernatorin fantastik të Luizianës ne do të dërgojmë një anije të shkëlqyer spitalore në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe për të cilët nuk po tregohet kujdes për ata. Është duke ardhur”, tha presidenti i SHBA-së.
Ndërkohë, kryeministri i Groenlandës në faqen e tij në Facebook tha se “kjo do të jetë një jo nga ana jonë”.
“Ideja e Presidentit Trump për të dërguar një anije spitalore amerikane këtu në Groenlandë është vënë re siç duhet. Por ne kemi një sistem shëndetësor publik ku kujdesi është falas për qytetarët”, tha Jens-Frederik Nielsen.
Në muajt e fundit, Trump ka ripërtërirë interesin e tij për kontrollin e SHBA-së mbi Grenlandën, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare në lidhje me Rusinë dhe Kinën. Ai kërcënoi me sanksione kundër vendeve evropiane që e kundërshtuan këtë veprim.
Trump më vonë i tërhoqi kërcënimet pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke thënë se ata kishin krijuar një kornizë për një marrëveshje të mundshme që përfshinte Groenlandën dhe rajonin e Arktikut më të gjerë, e ndjekur nga bisedimet midis SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës.
Ai tha gjithashtu se do të zhvillohen diskutime të mëtejshme mbi sistemin e mbrojtjes nga raketat “Golden Dome” të SHBA-së në lidhje me Groenlandën.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)