“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se PD nuk po synonte marrjen e një mandati të 14 në Tiranë.
Sipas tij kërkesa për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nuk është bërë për këtë arsye, por nëse kandidatët brenda PD-së pretendojnë se mund të arrijnë mandatin e tyre, sipas tij kanë të drejtën legjitime ta mendojnë.
“Kërkesa nuk ka qenë nga partia demokratike për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave që të kishte si objektiv marrjen e një mandati tjetër. Aq më tepër nëse llogaritet diferenca është mbi 1000 vota. Nuk ka qenë kurrë qëllimi i PD-së që të iniciojë një proces që të na çoj drejt marrjes së një mandati.
Ka qenë kërkesa e disa kandidatëve, që nuk janë legjitimuar dhe ka qenë përkushtimi jonë që atë që kandidatët nuk e bënin dot vetë, ne tua mundësonim si suport. Tani nëse në 18 mijë vota të pavlefshme që kishte Qarku i Tiranës, Belind Këlliçi apo zoti Alimehmeti shpresonin për të marrë mandatin e tyre të 14 janë në të drejtën e tyre legjitime”,-tha Kaso.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet