“Nuk mbaj mend asgjë, vuaj nga zemra”, flet shoferi i autobusit të Unazës
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot në zonën e Shallvareve. 9 makina dhe autobusi i linjës së “Unazës” janë përfshirë.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 10 persona. Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi konfirmoi se në spitalin e Traumës ndodhet tani vetëm 1 person, ndërsa 9 të tjerët janë larguar pas marrjes së mjekimit.
Dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm.
“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti,” – ka deklaruar shoferi.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga aksidenti ku shihet se shkak është bërë autobusi. Ai është përplasur fillimisht me një mjet tip “Audi”, “Audi” ka përplasur Porsche-n” dhe më pas është përfshirë edhe pjesa tjetër e makinave.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë