“Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1%
Indeksimi i pensioneve ka sjellë pakënaqësi tek pensionistët.
Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen me 4.1%, duke qënë e papërfillshme në kostot që ata kanë në përditshmëri.
“A nuk keni turp që zini në gojë pensionet, ku janë…Hiç gjë, 4 lekë se kam marrë as se dua fare,…unë 80 kam marrë, ka vënë dhe 4 lekë, vajti 84,” –thotë pensionistja, Caje .
Mbi 800 mijë pensionsitë kanë përfituar rritjen.
Pensionet urbane të pleqërisë u rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.
“Çfarë mund të ble, si dot një kafe, vetëm këta të pinë kafe, ca jemi në të humbur,” –shprehet pensionistja.
Nëna Caje ka punuar gjithë jetën e saj në koperativë.
Daljen në pension e ka parë si shpërblim për gjithë ato vite punë.
Por realiteti rezultoi të ishte ndryshe nga ç’e kishte menduar.
Pensionistët janë të zhgënjyer për këto vendime, duke u shprehur se indinjatën e tyre do të tregojnë me votë.
“Kam punuar ne koperativë dhe kam punuar dhe për 100 lekë atëherë dhe tani shyqyr dolëm ne pension. Aq e kam inat këtë rradhë dhe ne e kemi votuar sa herë dhe po na tall, ajo është tallje nuk është pension,” –thotë nëna Caje.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s