“Nuk po i bëhet asnjë tolerim”, ish-prokurori flet për pamjen e Metës dhe situatën në burgje
Ish-prokurori Eugen Beçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se pamja e ish-presidentit Ilir Meta sot në sallën e gjyqit tregon gjendjen ku janë sot burgjet shqiptare dhe si trajtohen të burgosurit shqiptarë.
Sipas tij, ka një trajtim çnjerëzor të të paraburgosurve në Shqipëri, gjë që është vënë në dukje vazhdimisht nga të gjitha organizmat që mbrojnë të drejtat e të burgosurve, që nga Komiteti i Helsinkit deri te Këshilli i Evropës.
‘Ky trajtim tregon gjendjen ku janë burgjet shqiptare sot. Gjendjen e burgjeve në Shqipëri e kanë kritikuar çdo organizëm që merret me të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve.
Ka edhr përjashtime që nuk janë faktuar asnjëherë, që Drejtoria e Burgjeve disa të burgosur i trajton ndryshe dhe këtë njëri e trajton ndryshe. Kemi një trajtim çnjerëzor për të gjithë të paraburgosurit, ka mbipopullime, shkeje të lirive dhe të drejtave të njeriut, që në rastin konkret ish-presidentit nuk i bëhet asnjë tolerim. Avokati i Popullit ka iniciuar disa herë hetime administrative për shkelje edhe të këtyre trajtimeve ndaj ish-presidentit dhe për kufizime edhe të të drejtave që kanë të paraburgosurit në Shqipëri’, tha Beçi.
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë