Nuk po ndahem me gruan për një femër tjetër, Meta: Marrëdhëniet tona janë krisur
Në një deklaratë për mendian Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë shpjegime mbi arsyet e divorcit me bashkëshorten Kryemadhi.
Ilir Meta , thotë se vendimi për divorcin nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Ai tha se lidhja ka pësuar krisje në momentin kur Kryemadhi vendosi djegien e mandateve të LSI-së. Meta gjithashtu i kërkon falje fëmijëve dhe të afërmve për shqetësimet e shkaktuara.
“Është koha që të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ky vendim ka qenë më i vështiri në jetën time, por është objektiv dhe nuk është i rastësishëm, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauzat e mëdha që unë ,mbroj dhe që janë etike për Shqipërinë. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të plotë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve që u morën me shumë sakrifica dhe me gjak në një betejë të hapur. Qëndrimet totalisht të kundërta të saj nga kauzat që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion në publikun e gjerë duhet të merrnin fund dhe vendimi im i jep fund cdo paqartësie, dilemë dhe stresi sistematik të panevojshëm. Duhet te jetë shumë e qartë që përgjegjësitë e mija publike dhe detyrimet e mija lidhen me sakrificën e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar tek Ilir Meta. Ky vendim i imi nuk lidhet me rolet dhe raportet me të si grua apo si nënë e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Nuk po ndahem nga një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që unë mbroj dhe kjo marrëdhënie ishte kthyer ne pengesë. I kërkoj falje 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm dhe njerëzve të afërm”, tha Meta.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit