Nuk rritet çmimi i biletave të autobusit në Kosovë
Në Kosovë nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave për autobusët qytetës dhe ndërqytetës.
Këtë e konfirmon për Euronews Albania kryetari i Shoqatës se Transportit Rrugor të Udhëtareve, Ruzhdi Kurtishaj, i cili thekson se ngritja e çmimit në disa linja është vendim individual i kompanisë.
“Shoqata as që ka marrë ndonjë vendim sa i përket çështjes së ngritjes së çmimeve. Janë disa kompani që në mënyrë individuale kanë rritur çmimin e biletës”, tha Ruzhdi Kurtishaj.
Kompanitë që kanë rritur çmimin me 50 cent nuk pranojnë të flasin para kamerave, por tregojnë se kjo ka ardhur si pasojë e përgjysmimit të udhëtarëve.
Ndërsa, Kurtishaj shton se edhe pse shoqata nuk ka një vendim për çmimet, rritja e tyre nga disa kompani, por edhe rritja e çmimit të biletave në vende të tjera është e arsyeshme.
“Sigurisht që ka arsye të plotë për t’u rritur çmimi edhe në sektorin e transportit ndërkombëtar për shkak të rritjes së çmimit të naftës, të furnizimit me goma e pjesë rezerve dhe si edhe rënia e kapacitetit të udhëtarëve”, u shpreh z. Kurtishaj.
Kurtishaj tha ndikim për uljen e numrit të udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas kanë ndikuar vendimet e dy qeverive që të mos lejohet udhëtimi pa certifikatë vaksinimi, apo test.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania