Nuk u karantinuan pasi erdhën nga Britania e Madhe, gjobiten 6 qytetarë
Policia Kufitare në Rinas ka ndëshkuar 6 qytetarë me masën administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetë-karantinimit të detyrueshëm 14-ditor.
Sipas Policisë 6 qytetarët nuk u vetë-karantinuan, pasi erdhën nga Britania e Madhe.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID, duke vendosur maskën dhe ruajtur distancimin social, të respektojnë oraret kufizuese për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve dhe të automjeteve, ndërsa pronarët e bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin për mbylljen e detyrueshme të bizneseve.
Ndërkohë, deri nesër janë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.
Nuk ka ende një njoftim nëse do të rinisin fluturimet apo masa e pezullimit të tyre do të zgjatet.
Lexoni gjithashtu:
Ndryshon ora policore, nga sot kufizimet nisin në orën 22.00-6.00
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet