Numërimi elektronik, komisionerët: Shmangu vonesat dhe debatet mes palëve
Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë na tregoi se si zgjedhjet në Shqipëri, mund të jenë ashtu si në vendet e tjera për nga rregullsia dhe shpejtësia e procesit. Teknologjia e përdorur në KZAZ–në 40, shmangu kështu një sërë problematikash që na shoqërojnë çdo votim.
Pa lodhje komisionerësh, sherre, apo pagjumësi nga numërimi i votave. Kjo është njësia numër 10- në Tiranë që aplikoi për herë të parë këtë vit, votimin dhe numërimin elektronik. Kryetari I Kzaz nr 40, Arbër Begaj që ka qenë komisioner edhe në zgjedhjet e 2011 ku numërimi ishte manual tregon për Euroneës Albania diferencën mes dy proceseve.
“Iku ai kalvari i gjatë i numërimit të votave fletë më fletë, nxjerrjen përpara kamerave, procesverbaleve përkatëse të cilat hanin një kohë shumë të gjatë, sot brenda 24 orëve kemi mbaruar, dimë rezultatin dimë kush ka fituar dhe nuk kemi nevojë të bëjmë më ato debatet e mëdha që bëheshin në grupet e numërimit,” – tha Begaj.
Edhe pse rezultati u shpall mëngjesin e sotëm, procesi i numërimit elektronik zgjat 2 – 3 orë pas mbylljes së numërimit. Por sa i besueshëm është ky lloj numërimi?
“Rezultati është 100% i besueshëm, për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi,” – u shpreh Begaj.
Problematika e vetme që kishte ky votim ishte përshtatja e moshave të treta me teknologjinë, edhe për shkak të aplikimit të tij për herë të parë. Kjo mënyrë votimi dhe numërimi shmang të gjithë problematikën që shoqëron zgjedhjet prej tre dekadash tashmë në Shqipëri.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë