Numërohen 1\4 e kutive në Tiranë: Kryeson PS, si shfaqen partitë e reja
Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 301 qendra votimi nga gjithsej 1282.
Numri i votave të numëruara në qarkun e Tiranës është në nivelin 23.5% të totalit.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me një diferencë të ndjeshme, duke marrë 44.620 vota, që përbëjnë 47.76% të totalit të votave të numëruara.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 32.788 vota ose 35.10%.
Subjektet e tjera politike rezultojnë me mbështetje më të ulët: Partia Mundësia ka siguruar 4.635 vota, ose (4.96%), Partia Socialdemokrate 3.361 vota (3.60%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 2.936 vota (3.14%).
Më poshtë renditen rezultatet e deritanishme për subjektet pjesëmarrëse:
-
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 44.620 vota (47.76%)
- Koalicioni PD – ASHM – 32.788 vota (35.10%)
- Partia Mundësia – 4.635 vota (4.96%)
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.361 vota (3.60%)
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 2.936 vota (3.14%)
- Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 2.615 vota (2.80%)
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1.497 vota (1.60%)
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 450 vota (0.48%)
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 252 vota (0.27%)
- Lëvizja Atdheu (LA) – 161 vota (0.17%)
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 111 vota (0.12%)

LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë