Numërohen 99.02% të votave, Vetëvendosje kryeson zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përditësuar rezultatet duke njoftuar se janë numëruar 99.02% e votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare të bëra publike nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.30 për qind apo 429 mijë e 979 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.01 për qind apo 183 mijë e 258 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.59 për qind apo 118 mijë e 490 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.68 për qind apo 49 mijë e 571 vota. Lista Serbe ka 4.74 për qind apo 41 mijë e 335 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 973 vota.
Këto rezultate përfshijnë numërimin e 99.02 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.
Kreu i KQZ-së, Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht.

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet