Numërohet mbi 40% e votës së diasporës/ PS kryeson me 20 mijë vota diferencë

14 Maj 2025 | 07:53

Numërimi i votave të diasporës ka kaluar 40%-in, ose 79,409 zarfe, me PS që kryeson me 53.97%, rreth 2% më shumë se në Shqipëri, ndërsa PD ka rënie me 5%.

Adriatik Lapaj me koalicionin Nismën Shqipëria Bëhet ka shënuar rritje të ndjeshme, duke “kërcënuar” një mandat të PS në Fier dhe një të PD në Vlorë. PS udhëheq në 10 qarqe, ndërsa opozita ruan vetëm Kukësin dhe Shkodrën. Ndërkohw vijon tw mbetet pezull numërimi për votën nga Greqia.

Në Lezhë PS mund t’i marrë PD një mandat dhe të përmbysë sërish rezultatin me votën e diasporës, 4 me 3 në favor të saj. Ndërkohë, PS i mori PD një mandat në Vlorë.  Të dhënat tregojnë se PS kryeson në 10 qarqe, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Tiranë e Vlorë, ndërsa opozita arrin të mbajë vetëm dy bastione në veri, Kukës dhe Shkodër.

Edhe pse KAS rrëzoi vendimin e KQZ, numërimi i votave për Greqinë ende nuk ka nisur, pasi presin vendimin e zbardhur të KAS.

PS kërkoi nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit që parashikonte që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme. Ky vendim erdhi pas kontestimit të PD për votën e Greqisë, por akti i Celibashit u rrëzua nga KAS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026