Numri i lartë i turistëve, vihet taksë për të vizituar liqenin dhe qytetin e Komos
Liqeni i Komos në Itali do të mund të vizitohet vetëm kundrejt pagesës. Ashtu si Venezia që për të lunduar me varka ngushticave të qytetit edhe në Komo, në liqenin e tretë më të madh në Itali do të ketë një tarifë për çdo vizitor.
1.4 milionë turistë zbarkojnë çdo vit në këto brigje mahnitëse duke bërë që autoritetet vëndase t’a shohin të udhws vendosjen e njw tarife ditore, e cila pritet të hyjë në fuqi së shpejti.
Kryebashkiaku Alessandro Rapinese ka kritikuar mbiturizmin e Liqenit të Komos duke thënë se është “e vështirë të jesh kryetar bashkie kur lufton turizmin”.
“Tashmë jemi duke diskutuar idenë e një takse turistike. Revolucionet fillojnë me masa konkrete dhe ne jemi gati për këtë rrugëtim të gjatë”, tha ai për gazetën britanike The Times.
Tarifa do të aplikohet për vizitorët e përditshëm në qytetin e Comos.
Ndërkohë kryebashkiaku nuk ka dhënë detaje të tjera se sa do të jetë tarifa,
Nëse ai përdor modelin e Venecias, tarifa do të zbatohet për udhëtarët ditorë (jo ata që kanë rezervuar akomodimin gjatë natës në qytet) dhe mund të vendoset vetëm në ditët e ngarkuara si fundjavat dhe festat publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër