Nurellari: PDK duhet të përfshinte Fatmir Limajn në frymën e ribashkimit politik

16 Maj 2026 | 21:56

Politologu Adri Nurellari komentoi në emisionin “Review” me Greta Topjanën vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e përfshirë Fatmir Limajn dhe subjektin e tij Nisma në listën e përbashkët zgjedhore, duke e cilësuar këtë qasje si të gabuar politikisht.

Sipas Nurellarit, politika duhet të fokusohet më shumë te e ardhmja sesa te përplasjet e së kaluarës, duke theksuar se bashkimi i forcave do të ishte më i dobishëm për zhvillimet politike në vend.

“Unë mendoj që do të ishte më e arsyeshme të mendohej për të ardhmen dhe jo për të kaluarën,” u shpreh ai.

Nurellari theksoi se në frymën e ribashkimit politik dhe tejkalimit të konflikteve të vjetra, do të ishte e natyrshme që edhe Limaj të ishte pjesë e një liste të përbashkët.

“Edhe pse Limaj ka dalë nga partia edhe është konfliktuar edhe është përplasur me PDK-në, sidomos gjatë vitit 2014 e po edhe më vonë, ky nuk është një argument për ta mbyllur.

Ne tashmë e kemi rikthyer në gjirin e PDK-së familjen e Jakup Krasniqit, e kemi pasur kandidat. Kështu që mendoja që në atë lloj fryme të ribashkimit edhe të lënies me një anë të të përplasjeve të mëparshme, do duhej që edhe Limaj të ishte pjesë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026