“Nxënësit nuk shkruajnë shqip”, rezultatet e Maturës Shtetërore: më pak nota 10

20 Qershor 2024 | 17:50

Kurrikulat që përdoren në shkolla këto vite kanë rezultuar pa sukses. Studimet ndërkombëtare i rendisin nxënësit shqiptarë të fundit në listë për disa kritere. Ekspertët kërkojnë rishikim të teksteve dhe të mos përdoren me libra arsimorë të përkthyer keq nga vendet e tjera.

Përditësimi i kurrikulave të lëndëve në vendin tonë, sipas reformës nuk përfshin matematikën, dhe gjuhën shqipe. Si dy lëndët bazë në gjimnaze, ekspertët ngrenë alarmin për pasojat që kanë filluar të ndihen.

“Kurrikulën e re e kemi nga 2014, gjuha shqipe është e bazuar në vendin tonë, matematika është e përkthyer nga Anglia, nuk bazohet në kontekstin tonë …është një lënde që ka nevojë për rishikim për breza të orientuar nga shkencat…”, thotë Irida Sina, eksperte arsimi.

Ekspertët thonë se mënyra e mësimeve, po ndikon në zhvillimin e nxënësve. Kjo gjë u vu re në të dhënat e fundit nga testi i PISA-s, të mbledhura nga testimi i zhvilluar në vitin 2022, i cili i rendit 15-vjeçarët shqiptarë të fundit në botë sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese.

Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj të maturës 2023 dhe 2024, ishin një tjetër tregues mbi njohuritë e të rinjve në Shqipëri.

“Për ata është një gjuhë më e lehtë sepse komunikimet onlinr, teknologjia ndodh në anglisht, bota e tyre është një botë që flet në anglisht…nxënësit e klasës së dytë kanë vështirësi për të shkruar shqip dhe lexuar…”, shprehet ekspertja.

Në provimin e gjuhës se huaj 952 maturantë u vlerësuan me 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026