Nxënësja me të gjitha 10-ta: Dua të bëhem mjeke dhe të flas shqip me pacientët e mi

28 Janar 2023 | 16:49

Ester, është në vitin e tretë, në gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë.

Është nxënëse ekselente. Në dëftesat e saj, nuk gjen asnjë notë tjetër, përveçse 10.

“undohemi me shumë mund sepse kërkon një punë shumë të madhe, pas atyre notave por me një dëshirë për një të ardhme më të mirë. Nuk mendoj se është nota ajo që të vlerëson si person apo si njëri, por është një ndihmesë për t’u ndjekur në mënyrë institucionale”, tha Ester Gjokaj.

18-vjeçarja nuk ka një lëndë të preferuar. Shkëlqen në të gjitha, aq sa mësueset e saj e kanë të vështirë të thonë se ku janë prirjet e saj.

Në fund të këtij viti, Ester duhet të bëjë zgjedhjen për atë që do të jetë profesioni i saj në të ardhmen.

“Kam dëshirë të ndjek mjekësinë në Shqipëri sepse mendoj se është e rëndësishme t’i japim vlera dhe atë çka kemi nga vetja vendit tonë dhe jo vendeve të tjera, mjeke për të qënë më afër njërëzve dhe mendoj se ëshë shumë gjë e bukur t’i lehtësosh dhimbjen tjetrit”, theksoi ajo.

Natyrshëm lind pyetja nëse do të shkojë jashtë me studime. Ester është e prerë në zgjedhjet e saj.

“Nuk është aq bukur siç e mendojnë shumë njerëz, por është një vështirësi e pamasë, se je i huaj, ke vështirësi ekonomike, nuk të shtrohet tapeti i kuq, mendoj se atë vështrësi që do vëm,  punën tonë ta shfrytëzojmë të paktën aty ku ke dhe një mbështetje, qoftë familja, qoftë që po flet shqip”, u shpreh Esteri.

Çdo gjë arrihet në jetë, mjafton ta duash vërtetë. Të paktën Ester, këtë mesazh kërkon të përcjellë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026