‘Nxiti sulmin’, del raporti për Trump-in, akuzohet për komplot të shumëfishtë
Një njeri, Donald Trump, “ndezi shkëndijën” për sulmin masiv ndaj Kongresit amerikan më 6 janar 2021. Kështu thotë raporti i hartuar pas 18 muaj hetim të komisionit parlamentar që kishte për detyrë të shqyrtonte se çfarë ndodhi atë ditë.
Raporti sapo është publikuar dhe në komisionin me 9 anëtarë vetëm 2 ishin republikanë. Ai thotë se në mënyrë kriminale Trump u angazhua në një “komplot shumëfishtë” për të rrëzuar rezultatin legjitim të zgjedhjeve presidenciale të 2020-s dhe dështoi të ndalonte mbështetësit të tij që sulmuan Kongresin.
Të hënën e kaluar, komisioni parlamentar për 6 janari rekomandoi që Departamenti i Drejtësisë të hetojë ish-presidentin për veprat penale të ‘nxitjes së kryengritjes’, ‘pengim të hetimit të Kongresit’, ‘përpjekje për të mashtruar Shtetet e Bashkuara’ dhe ‘komplot për të paraqitur dëshmitarë të rremë në Kongres dhe Arkivën Kombëtare’.
Rekomandimet e tyre nuk janë imponuese, por përbëjnë një simbolikë të rëndësishme, pasi kurrë më parë një president nuk është mbajtur përgjegjës penalisht.
LEXONI GJITHASHTU
- Trump do publikojë taksat, Komisioni Parlamentar voton pro zbardhjes së dokumenteve
- 4 akuza kundër Trump-it, Komisioni Parlamentar çon për hetim ish-presidentin
- Një komitet i Kongresit Amerikan rekomandon katër akuza penale kundër Trump
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës