“O punoje, o jepe”, Rama paralajmëron ligj të ri për ata që s’punojnë tokën

5 Nëntor 2022 | 19:24

Gjatë një takimi në Lushnje me fermerë të zonës, kryeministri Rama iu rikthye sërish nismës ligjore për tokën. Rama tha se do të aplikohet një taksë shumë e lartë për ata që e kanë tokën dhe nuk e punojnë, apo nuk ia japin me qira dikujt që e punon.

“Po përgatisim një ndërhyrje ligjore tani, që tokën nuk mund ta mbash peng. O punoje, o jepe. Jepe me qira, po s’mund ta mbash peng. Nuk mund të thuash “është toka ime”. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra. Nuk mundet. O punoje, o jepe. Do ta bëjmë këtë me ligj ose me një super taksë, siç e bëjnë vendet e tjera”

Duke folur për problemin e emigrimit të shqiptarëve, Rama tha se ikjet nuk janë aq masive sa pretendon opozita. Sipas tij rritja e eksporteve bujqësore i rrëzon deklaratat për ikje masive të shqiptarëve dhe braktisjen e fshatit.

“120 milionë euro eksporte kishte Shqipëria, gjithë ky vend, e flasin këta për bujqësi, e na tregojnë po ikin njerëzit se nuk ka. Nuk është absolutisht e vërtetë. Ata që ikin janë në të drejtën e tyre të kërkojnë më shumë, patjetër, a gjejnë a nuk gjejnë më shumë atje ku ikin, kjo është pyetje tjetër pastaj. Por ama të flasësh sot paraqende dhe tu tregosh njerëzve sesi fshati po vdes, sesi nuk ka bukë për të ngrënë, sesi njerëzit të gjithë po ikin. Po mirë, kush po i bën gjithë eksporte? Të vdekurit po i bëjnë?”- u shpreh kreu i qeverisë.

Gjatë takimeve në Lushnje dhe Mallakastër, kreu i mazhorancës kritikoi edhe opozitën. Sipas Ramës, opozita e paguar me para ruse po tenton të shkaktoj destabilitet në vend me anë të protestave të dhunshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026