“O Sali, o hero”- Berisha paraqitet në SPAK i rrethuar nga mbështetësit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, e cila u rivendos nga Apeli i GJKKO më datë 3 janar.
Paraqitja e Berishës në SPAK u shoqërua nga një grumbullim mbështetësish të Partisë Demokratike, përfshirë figura të larta drejtuese të kësaj force politike.
Protestuesit qëndruan para ambienteve të prokurorisë, duke e cilësuar masën si një sulm të padrejtë dhe të motivuar politikisht ndaj liderit të opozitës.
Nën brohorimat “O Sali, o hero”, simpatizantët e PD pritën kryedemokratin në hyrje të Prokurorisë së Posaçme.
Ai hipi mbi makinën që e shoqëroi, ku përshëndeti shkurtimisht simpatizantët duke bërë simbolin me dy gishta lart.
Në një prononcim për mediat, ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se procesi ndaj Berishës është një goditje e qëllimshme ndaj opozitës.
“Është vendosur një masë sigurie që nuk e kërkonte as SPAK. Ne jemi këtu sepse kjo goditje është në vazhdën e sulmeve ndaj Partisë Demokratike, opozitës dhe kryetarit të saj, me vendime tërësisht të montuara politike,” tha Këlliçi për Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën