Obama mbështet Harris në fushatën në Pensilvani, ja çfarë tha ai për Trump
Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në favor të nënpresidentes, Kamala Harris të enjten gjatë një tubimi në një kampus universitar në Pitsburg, që synonte të nxiste të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit.
Ai dha mbështetje të fortë për Harris, kur ajo u bë kandidatja zyrtare demokrate, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq në korrik.
Obama, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në vitin 2017, vazhdon të gëzojë popullaritet në bazën e partisë së tij.
“Unë e kuptoj pse njerëzit kërkojnë t’i ndryshojnë gjërat”, tha ish-Presidenti Obama përpara një turme mbështetësish.
“Unë i kuptoj njerëzit që ndihen të zhgënjyer, që ndjejnë se mund të bëjmë më shumë. Ajo që nuk mund ta kuptoj është se përse dikush do të mendonte se Donald Trump-i do t’i ndryshojë gjërat në një mënyrë që është e mirë për ju, në Pensilvani”, tha ai.
Barack Obama nuk është i vetmi ish-president që fushata e Harris synon të angazhohet në fushatën elektorale.
Bill Clinton, gjithashtu një ish-president demokrat për dy mandate dhe ish-guvernator i Arkansasit, do të bëjë ndalesa në Xhorxhia të dielën dhe të hënën përpara se të udhëtojë drejt Karolinës së Veriut për një turne me autobus më vonë gjatë javës, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve ruralë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë