Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë

7 Maj 2026 | 20:08

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.

Teksa diskutonte me moderatorin Stephen Colbert, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojnë alienë, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka asnjë provë konkrete apo kontakte të fshehta me ta.

“Qeveria është shumë e dobët në mbajtjen e sekreteve”, tha me humor ish-presidenti amerikan, duke shtuar se nëse do të ekzistonin anije kozmike apo alienë nën kontrollin e autoriteteve amerikane, dikush do ta kishte publikuar tashmë një foto në rrjetet sociale.

“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Biseda mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.

“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.

Nga ana tjetër, Stephen Colbert iu përgjigj me ironi: “Do ta mbajmë parasysh”.

Në fund të intervistës, Barack Obama ritheksoi se, pavarësisht madhësisë së universit dhe teorive të shumta që qarkullojnë, qeveria amerikane nuk disponon prova për komunikim me alienë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026