Objekti i paidentifikuar në Roskovec? Çepele: Fëmija që e pa, 6 muaj i traumatizuar
Fotografi Alim Çepele tregoi në emisionin Review në Euronews Albania momentin kur kishte fotografuar gjurmët e një objekti të paidentifikuar që pretendohet se ishte ulur në Roskovec në vitin 2006.
Çepele u shpreh se objekti ishte ulur duke perënduar dielli, në një shesh ku pak minuta se objekti të ulej ishin duke luajtur disa fëmijë.
Njëri nga fëmijët, që e kishte parë objektin, i kishte rrëfyer fotografit se objekti kishte ngjyrë gri me vijë blu, në formë piramide dhe i rrumbullakët nga poshtë.
“Në atë vend ku ndodhi fenomeni loznin disa fëmijë, ishin fshehur në disa vende, një prej tyre ishte fshehur poshtë një karroce në anë të rrugës dhe fëmijë siç më tregoi, fillimisht u bë një erë dhe një pluhur edhe pse koha ishte shumë e qartë, u bë re dhe një erë e fuqishme. Në këtë moment e kam parë vetëm një fragment se ulja ka ndodhur shumë shpejt, më tregoi fëmija. Kur u ul nuk të lejonte objekti se rrotullohej në vetvete dhe krijonte mjegull. Ka qenë ngjyrë gri dhe vijë blu, në formë pir amide, i rrumbullakët poshtë, lëshonte flakë nga poshtë, kam qenë shumë i frikësuar se e kam pasur shumë pranë objektit. Fëmija ka qenë 11 vjeç, e vonova publikimin e fotos pasi para 18 vjetësh përgojoheshe për këto gjëra. Siç më ka treguar e ëma, fëmija ka qenë 6 muaj i traumatizuar, nuk flinte, nuk dilte nga shtëpia. Fëmija sot më kanë thënë që është jashtë, por nuk pranon të flasë më për atë ngjarje”, tregoi fotografi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve