OBSH: 1 në 2 persona kanë probleme me shëndetin oral, ja shkaktarët kryesorë

19 Dhjetor 2025 | 21:42

Sëmundjet orale prekin gjysmën e popullisë së Evropës. Sipas OBSH, 1 në 2 persona kanë problem me dhëmbët që neglizhohen,

Ekspertët kanë nxjerr në pah se përdorimi i duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushqyerja jo e shëndetshme janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet orale. Ndërkohë të njëjtët faktorë lidhen drejtpërdrejt edhe me shumë sëmundje jo të transmetueshme, përfshirë kancerin, sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe diabetin.

Kjo sipas ekspertëve do të thotë se politikat për përmirësimin e shëndetit oral do të ndihmonin njëkohësisht në parandalimin e disa prej sëmundjeve më të rënda kronike.

Nisur nga kjo situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të veprojnë, duke përafruar politikat kombëtare me Strategjinë Globale për Shëndetin Oral dhe agjendat për sëmundjet jo të transmetueshme.

Rekomandohet gjithashtu financim i dedikuar për shëndetin oral, ulja e konsumit të sheqerit përmes etiketimit dhe taksimit, forcimi i kontrollit të duhanit, integrimi i shërbimeve dentare në kujdesin parësor dhe modernizimi i fuqisë punëtore në shëndetin oral, për të garantuar mbulim shëndetësor universal për të gjithë qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026