OBSH paralajmëron se varianti “Delta” i COVID-19 do të përhapet në Evropë deri në gusht

1 Korrik 2021 | 18:17

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti “Delta” i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, infektimet nga varianti “Delta” i virusit janë në rritje, pavarësisht vaksinimit masiv që po kryhet atje.

Ky variant i COVID-19 u identifikua fillimisht në Indi dhe është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti fillestar i këtij virusi.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin “Delta” në Evropë është rritur me 10%, duke shtuar se varianti në fjalë tashmë po tejkalon variantet e tjera në rajon.

“Deri në gusht, varianti “Delta” do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.

Vaksina kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit “Delta” atëherë kur merren të dyja dozat e saj, ndaj autoritetet inkurajojnë qytetarët që të marrin dozën e dytë vaksinës.

OBSH-ja ka paralajmëruar se vala e re e COVID-19 është e mundur të mbërrijë para vjeshtës dhe Hans Kluge tha se përhapja do të jetë e gjerë nëse qytetarët nuk disiplinohen për t’u vaksinuar. Ai listoi tri arsye pse vala e re e virusit mund të mbërrijë përpara vjeshtës.

“Tre shkaqet për një valë të re të shtrimeve në spital dhe vdekjeve para vjeshtës janë variantet të reja të virusit, mosmarrja e vaksinave dhe grumbullimet masive,” tha Hans Kluge të enjten.

Dr. Catherine Smallwood nga programi i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha gjithashtu se vala e re me rritjen e infektimeve mund të mbërrijë përpara vjeshtës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026