Oerd Bylykbashi: Synojmë 8 mandate në Durrës, Rama do të jetë i detyruar të heqë nga lista

24 Mars 2021 | 22:40

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike mori një rezultat zhgënjyes në Durrës pasi siguroi vetëm 4 mandate. Socialistët morën dyfishin, kurse LSI dy deputetë.

Për zgjedhjet e 25 prillit, Oerd Bylykbashi e shikon përmbys situatën. Gjatë intervistës në “Ilva Now”, anëtari i kryesisë së PD tha se synojnë 8 mandate.

Ai cilëson si element të fortë kandidatët që i konsideron me eksperiencë në fushatat elektorale dhe politikë, ndërsa kundërshtarët thotë se janë me të kaluar të errët. Element tjetër të fortë cilëson programin e PD.

“Luftojmë për 8 mandate. Ofrojmë një mesazh qëndrueshmërie, jemi gati që të marrim detyrën që i ka vënë PD vetes me programin. Nuk janë premtime elektorale, është program pune”, deklaroi z. Bylykbashi.

PS në listën e kandidatëve ka të rreshtuar në vendin e tetë, kryeministrin Edi Rama. Oerd Bylykbashi thotë se e sheh kandidimin e Ramës në Qarkun e Durrësit si një mundësi për të dhënë llogari përpara qytetarëve për “degradimin e qeverisjes qendror dhe lokale”.

“Edi Rama do të japë llogari për situatën ku e ka çuar Durrësin. Është i teti dhe ju do ta shihni që ai do të jetë i detyruar që të kapërcejë radhën për të hequr nga lista fituese një prej kandidatëve që nuk do të marri vota, se sigurisht që do mbledhë votat e militancës së tij, aq sa për t’u ngjitur sipër, nëse do të vendosë për të mos ikur nga sytë këmbët nga Durrësi pas rezultatit. për të marrë mandat në Vlorë”, deklaroi kandidati i PD.

Sipas z. Bylykbashi kandidimi i kryeministri Rama në Durrës vjen edhe për shkak të “shthurjes së strukturave të PS” në këtë qytet dhe për të zëvendësuar mungesën e Vangjush Dakos, edhe pse për këtë të fundit thotë se është i pranishëm.

“Dako është gjithë ditën i përfshirë edhe nuk duhet të ishte për asnjë moment. Ligji mund të mos e pengojë por morali do të bënte që të mos ishte për asnjë sekondë”, deklaron anëtari i kryesisë së PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021