Ofendoi shqiptarët, UEFA hap hetim ndaj Arnautoviç për thyerje etike

15 Qershor 2021 | 19:09

UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit austriak, Marko Arnautoviç, i cili të dielën pohoi se kishte lëshuar deklaratë fyese gjatë ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, e përfunduar me fitoren 3-1 të Austrisë.

Për këtë çështje, organi më i lartë i futbollit europian ka emëruar një inspektor për etikën, që do të hetojë incidentin ku u përfshi sulmuesi 32-vjeçar.

Lojtari me origjinë serbe, kërkoi ditën e djeshme falje publike në Instagram, ndaj “miqve të tij të Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve, duke iu referuar episodit si shpërthim i ekzagjeruar emocionesh gjatë takimit, por pa bërë publike përmbajtjen e deklaratave të bëra.

Sipas mediave, ofendimet ishin të drejtuara ndaj mbrojtësit të Leeds Junajtid, Ezgjan Alioski, duke etiketuar origjinën shqiptare të tij, pasi Arnautoviç shënoi golin e tretë.

Pamjet televizive treguan edhe shokun e tij të skuadrës, David Alaba i cili u mundua ta bënte të heshtë, ndërkohë që lojtarët austriakë festonin golin.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka dënuar incidentin duke shtuar se “është dërguar një letër zyrtare, ku i kërkohet UEFA-s gjobitjen për austriakun Arnautoviç”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021