Ofensiva ruse në Ukrainë, në dy javë mbi 150 civilë të vrarë

17 Korrik 2022 | 20:09

Forcat e armatosura të Ukrainës po përparojnë  me shpejtësi drejt Khersonit. Por nga ana tjetër forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re, raportojnë mediat e Kievit.

Ushtria ukrainase tha se Rusia dukej se po rigruponte njësitë për një ofensivë ndaj Slovianskut, një qytet simbolikisht i rëndësishëm në rajonin e Donetskut.

“Nuk do të ndalet derisa çdo ukrainas të vritet. Pse ne? Vetëm sepse kam lindur në Ukrainë? Pse unë? Ne po largoheshim paqësisht dhe ata ndanë nënën nga babai, fëmijën nga nëna, vëllain nga motra. Njerëzit janë tani në një spital psikiatrik për shkak të këtij shpërthimi. Është e padurueshme”, tha Raiysa Kuval, rezidente.

Rreth 100 deri në 150 civilë janë vrarë nga sulmet ushtarake ruse në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit.

Agjencia e energjisë atomike e Ukrainës akuzoi Rusinë për përdorimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë për të ruajtur armët dhe për të bombarduar rajonet përreth Nikopol dhe Dnipro. Por Presidenti beson se vendi do të çlirohet.

“Ukraina u ka rezistuar sulmeve brutale ruse. Tashmë kemi arritur të çlirojmë një pjesë të territorit të pushtuar pas 24 shkurtit. Do të çlirojmë gradualisht edhe pjesë të tjera të vendit  që janë aktualisht nën pushtim”, u shpreh Volodimir Zelenski.

Moska pretendon se përdori armë me precizion të lartë për të degraduar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, ajo mohon vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.

Presidenti Zelensky ka kërkuar që të formohet një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës në përgjigje të humbjes së madhe të jetës civile.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026