Oferta e Rusisë për vaksinën anti-COVID, Rama: Mendova se ishte meme, një provokim qesharak

29 Dhjetor 2020 | 10:15

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ofertën e ambasadës ruse për vaksinën anti-COVID “Sputnik V” si një provokim qesharak dhe theksoi se fillimisht kishte menduar se reagimi ishte një meme.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retweet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.

Një ditë më parë ambasada ruse në Tiranë i bëri me dije qeverisë shqiptare se është e gatshme të negociojë për t’i garantuar Shqipërisë vaksinën kundër COVID-19.

Reagimi i ambasadës erdhi pas kritikave të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili dy ditë më parë shprehu rezerva për Komisionin Evropian se ka lënë pas dorë vendet e Ballkanit Perëndimor për sa i takon vaksinës anti-COVID. 

Lexoni gjithashtu:

Vaksina kundër COVID-19, Rusia i bën ftesë për negociata Shqipërisë

Vaksina anti-COVID, Rama: Procesi i vaksinimit do të nisë në mes të janarit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026