“Oficeri godet me grusht qytetarin”, policia sqaron ngjarjen

27 Dhjetor 2022 | 20:47

Policia e Elbasanit ka përgënjeshtruar lajmin se një punonjës policie ka goditur me grusht një qytetar.

Në një njoftim për mediat policia thotë se lajmi është i pavërtetë ndërsa ka sqaruar dhe ngjarjen,

Sipas bluve ditën e sotme rreth orës 15:15, është njofuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K.

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.

Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë veprimet procedurale nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026