Shpërthimi i digës Kakhovka, OKB: Do sjellë pasoja në sigurinë globale të ushqimit
Kombet e Bashkuara deklarojnë se shkatërrimi i digës së madhe të epokës sovjetike në lumin Dnipro në Ukrainë do të ketë një ndikim të madh në sigurinë globale të ushqimit.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se OKB ka deklaruar se shpërthimi i digës do të sjellë si pasojë një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe mund të shkaktojë probleme me ujin e pijshëm për qindra mijëra njerëz.
Diga, pjesë e hidrocentralit Kakhovka, u shpërthye në orët e para të 6 qershorit, duke shkaktuar përmbytje masive në një zonë të Ukrainës jugore.
Është e paqartë saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ukraina dhe Rusia fajësuan njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës.
Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se ndikimi në sigurinë ushqimore mund të jetë i rëndësishëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA akuzon Kubën për spiunazh
Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme
Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 17:57 SHBA akuzon Kubën për spiunazh
- 17:48 Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme
- 17:43 Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 17:41 Bullgaria shqyrton kërkesën e SHBA-së për vendosjen e tetë avionëve amerikanë
- 17:35 Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo
- 17:26 Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?