OKB: Gati 10.000 civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së luftës
Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka thënë të martën se gati 10.000 civilë kanë vdekur në Ukrainë prej nisjes së luftës.
Në raportin e ri janë konfirmuar 9.444 vdekje të civilëve dhe 16.940 persona tjerë të plagosur, prej kur Rusia e ka nisur luftën në shtetin fqinj, në shkurt të vitit 2022.
Në total vlerësohet se janë vrarë 500 fëmijë.
Megjithatë, sipas raportit, shifrat reale mund të jetë edhe më larta, pasi në disa rajone nuk ka pasur qasje në të dhëna.
Aty përshihen sidomos qytetet si Mariupoli, Lisiçansku dhe Severodonjecku, të cilat janë pushtuar nga trupat ruse pas një periudhe të gjatë luftimesh.
Edhe në Kiev, kryeqytetin ukrainas, ka shqetësime se shifra e viktimave është shumë më e madhe.
Sipas shifrave të OKB-së, pjesa më e madhe e viktimave – 7.339 – kanë vdekur në rajonet ukrainase të bombarduara nga Rusia dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase.
Në rajonet e pushtuara nga trupat ruse janë vrarë 2.105 persona.
Në rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk, është thënë se ka pasur shumë më shumë viktima nga të dyja anët, në krahasim me Kievin dhe qendrën e perëndimin e Ukrainës, shkruan REL.
Sipas raportit të OKB-së, më shumë civilë janë vrarë në muajt e parë të luftës.
Rreth 10 javë më parë, ushtria ukrainase e ka nisur një kundërofensivë, me qëllim të rikthimit të territoreve të pushtuara nga forcat ushtarake ruse.
Disa kanë vlerësuar se kundërofensiva është duke u zhvilluar me ritëm goxha të ngadalshëm.
Rusia vazhdon të kontrollojë më shumë se 100.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar më 2014.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit