OKB: Haiti po përballet me katastrofë humanitare

15 Tetor 2022 | 10:57

Kombet e Bashkuara janë duke paralajmëruar që uria në një prej lagjeve më të mëdha të Haitit, është në nivele katastrofike dhe se dhuna e bandave është duke përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Rreth 20 mijë banorë në rajonin Cite Soleil të kryeqytetit të Haitit, kanë shumë pak qasje në ushqim dhe mund të përballen me uri të skajshme, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Në gjithë Haitin është thënë se pesë milionë njerëz janë duke u përballur me kequshqyerje, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ky shtet – më i varfri në kontinentin amerikan – është duke u përballur me krizë të rëndë politike, ekonomike, shëndetësore dhe atë të sigurisë, çka ka ndikuar në paralizim të sistemit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026