OKB kërkon hetim të plotë për çështjen Epstein
Raportuesit e Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përgjegjësi dhe hetim të thelluar lidhur me akuzat për trafikim qeniesh njerëzore që dolën në pah gjatë hetimeve ndaj Jeffrey Epstein.
Në një deklaratë zyrtare, ekspertët e OKB-së shprehën shqetësim të thellë për pretendimet se gra dhe vajza të reja janë shfrytëzuar në mënyrë sistematike për qëllime seksuale. Ata kërkuan një hetim të plotë, të pavarur dhe transparent, si dhe vendosjen e përgjegjësisë për të gjithë personat e përfshirë.
Sipas deklaratës, akuzat e lidhura me rastin Epstein përfshijnë figura të rëndësishme nga politika, diplomacia, biznesi global dhe bota akademike. Këto pretendime konsiderohen si prova tronditëse të një rrjeti ndërkombëtar trafikimi që dyshohet se ka funksionuar për dekada.
Raportuesit theksuan gjithashtu se ky rast nxjerr në pah dështime serioze në parandalimin e trafikimit, identifikimin dhe mbështetjen e viktimave, si dhe në hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
OKB bëri thirrje për forcimin e mekanizmave ndërkombëtarë dhe bashkëpunim më të ngushtë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të garantuar drejtësi për viktimat.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia