OKB: Lufta në Ukrainë kërcënon vendet e varfra

14 Prill 2022 | 09:20

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës kërcënon shumë vende në zhvillim, të cilat po përballen me kosto më të larta të ushqimit dhe energjisë, e me kushte gjithnjë e më të vështira financiare, paralajmëroi OKB.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se lufta ka shkatërruar ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, ku një e treta e 1.7 miliardë njerëzve jetojnë në varfëri.

Çmimet ishin në rritje para luftës, por gjendja tashmë është përkeqësuar edhe më shumë.

“Tani po përballemi me një stuhi që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim ku afërsisht 1.7 miliardë njerëz, një e treta e tyre jetojnë në varfëri, të cilët janë shumë të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në ushqim, energjisë dhe sistemeve të financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë. Para pushtimit rus, çmimet ishin tashmë në rritje, por lufta e ka përkeqësuar situatën e keqe. Tridhjetë e gjashtë vende mbështeten tek Rusia dhe Ukraina për më shumë se gjysmën e importeve të tyre të grurit, duke përfshirë disa nga vendet më të varfra në botë, ku çmimet e grurit dhe misrit janë rritur 30% që nga fillimi i vitit”, tha Gueterres.

Rusia është eksportuesi kryesor në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës, ku çmimet e naftës janë rritur më shumë se 60% gjatë vitit të kaluar, ndërsa çmimet e gazit natyror janë rritur me 50% në muajt e fundit dhe çmimet e plehrave janë dyfishuar.

Guterres tha se bota duhet të veprojë për të menaxhuar krizën  për të zbutur goditjen.

Shefi i OKB-së tha se vullneti politik është thelbësor, dhe njoftoi se ai u ka kërkuar gjashtë udhëheqësve presidencialë të Senegalit, Indonezisë, kryeministrave të Gjermanisë, Barbados, Danimarkës dhe Bangladeshit të mobilizojnë liderët politikë për të siguruar që vendet në zhvillim që janë në krizë të marrin ndihmën që u nevojitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026