OKB: Mbi 300,000 refugjatë janë kthyer në Siri që nga rënia e Asadit

7 Mars 2025 | 14:19

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 300,000 refugjatë janë kthyer në Siri që nga rënia e presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad.

Celine Schmidt nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se numri i të kthyerve që nga 8 dhjetori ka tejkaluar 300,000, raportoi Le Figaro.

Sipas saj, përveç atyre 300,000 të kthyerve, 900,000 njerëz të tjerë që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por mbetën në Siri, janë kthyer në vendlindjet e tyre , që do të thotë gjithsej 1.2 milionë njerëz, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, janë kthyer në zonat e tyre që nga fillimi i dhjetorit.

Turqia, e cila pret gati tre milionë refugjatë sirianë, gjithashtu njoftoi se më shumë se 133,000 sirianë që kishin jetuar në Turqi ishin kthyer në vendin e tyre.

Sipas UNHCR, lufta në Siri, e cila filloi në vitin 2011, ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz dhe ka zhvendosur disa milionë, duke e bërë atë krizën më të madhe të migracionit në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026