OKB: Më shumë se një e katërta e popullsisë nuk ka qasje në ujë të pijshëm 

22 Mars 2023 | 21:18

Pak më shumë se një e katërta, ose 26 për qind e popullsisë së botës nuk ka akses në ujë të pijshëm të pastër dhe madje 46 për qind e popullsisë nuk ka akses në nevojat bazë sanitare, sipas një raporti të OKB-së, raportoi sot AP.

Raporti vjetor i OKB-së për ujin rendit gjithashtu hapat që duhet të ndërmerren për të përmbushur qëllimin e OKB-së që e gjithë popullata të ketë akses në ujë të pijshëm dhe kanalizime bazë deri në vitin 2030. Redaktori i raportit, Richard Connor, deklaroi se për të përmbushur këtë objektiv duhen një trilion dollarë në vit.

Ai shtoi se është po aq e rëndësishme krijimi i partneriteteve me investitorët, financuesit dhe komunitetet që luftojnë ndryshimet klimatike, për të siguruar që paratë e investuara të kontribuojnë në sjelljen e ujit për dy miliardë njerëz që nuk kanë akses, si dhe kanalizime për 3,6 miliardë njerëzit që kanë nevojë për të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) të nisë një operacion 40-ditor që synon...
13:40 | 26/06/2026

Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)

Një ekspeditë e biologjisë detare në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Brazilit ka zbuluar 31 specie të reja vetëm në dy javë. Studiuesit besojnë se shpejtësia me...
13:39 | 26/06/2026

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026