OKB: Numri i vdekjeve dhe zhdukjeve të emigrantëve në Mesdhe, më i larti në 5 vite

23 Nëntor 2023 | 21:20

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, shifra për numrin e njerëzve që kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë kalimit të Mesdheut është në shkallën më të lartë që nga viti 2018.

Të paktën 2,480 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i vitit, një shifër pikëlluese që tashmë tejkalon shifrën për të gjithë vitin 2022.

Vitin e kaluar, 2.411 njerëz vdiqën duke u përpjekur të kalonin të njëjtën rrugë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila gjurmon numrin e njerëzve që kanë vdekur në procesin e migrimit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara raportoi gjithashtu se viti 2023 është viti më vdekjeprurës për migrimin përmes Mesdheut që nga viti 2018.

Ndërkohë, në Amerikë, të paktën 1,078 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur këtë vit, një rënie e lehtë nga viti i kaluar kur 1.457 vdiqën ose u zhdukën në të njëjtin rajon.

IOM filloi të gjurmonte vdekjet në vitin 2014. Që atëherë, viti më vdekjeprurës ishte 2016, me 5,136 vdekje në mbarë botën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026