OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

28 Korrik 2025 | 20:02

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025. Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë. Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut ka thënë se informacioni i mbledhur nga zyra e tij tregon se në shumicën e rasteve, procedurat gjyqësore janë kryer me dyer të mbyllura dhe kështu nuk janë respektuar të gjitha ligjet që garantojnë proces të drejtë.

Sipas zyrës së tij, mbi 40 për qind e ekzekutimeve këtë vit janë kryer për shkelje të lidhura me drogën. Të tjerë janë dënuar për akuza sikurse “’armiqësia ndaj Zotit’, ‘korrupsion në Tokë’, dhe akuza tjera që përdoren shpesh nga autoritetet për t’i heshtur zërat kundërshtues”./ REL

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur

Ushtria amerikane mohoi të shtunën pretendimet e Iranit se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se rruga ujore kritike mbeti e hapur dhe se...
20:11 | 20/06/2026

Irani paralajmëron anijet: Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit

Divizioni detar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, IRGC paralajmëroi anijet të mos i afrohen Ngushticës së Hormuzit pasi Irani e shpalli të mbyllur këtë...
19:54 | 20/06/2026

Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona

Protestuesit kundër ekzekutimeve politike në Iran u mblodhën në Paris të shtunën në kundërshtim me ndalimin e tubimit që e njoftoi policia të enjten. Mësohet...
18:39 | 20/06/2026