OKB: Po punohet për rikthimin e furnizimit me rrymë në juglindje të Ukrainës
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po punon për rikthimin e furnizimit me energji në centralin bërthamor të Zaporizhjës, në juglindje të Ukrainës, tha kreu i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se po punon me të dyja palët në konfliktin e armatosur për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se situata në centralin bërthamor është kritike pasi ka hyrë në ditën e shtatë të emergjencës. Furnizimi me energji në central po mundësohet përmes gjeneratorëve me naftë, deklaroi Zelensky, duke shtuar se granatimet ruse po parandalojnë riparimin e linjave të energjisë në central dhe rikthimin e masave bazë të sigurisë.
“Për shkak të granatimeve ruse, centrali ka mbetur pa energji, është shkëputur nga rrjeti elektrik dhe po furnizohet me rrymë përmes gjeneratorëve me naftë”, shkroi ai në X.
Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat