OKB reagon ndaj shkeljeve ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në Estoni

22 Shtator 2025 | 19:18

Një incident i rëndë ajror në Baltik ka shkaktuar reagime të ashpra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi tre avionë luftarakë rusë hynë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të Estonisë, anëtare e NATO-s.

Ngjarja, e cilësuar si “shkelje e qartë e sovranitetit” nga autoritetet estoneze, ka ndezur kritika të forta ndaj Rusisë nga vendet perëndimore. Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë paralajmëruan se janë të gatshëm të përballen ushtarakisht me avionët rusë që operojnë pa leje në hapësirën ajrore të NATO-s.

Ministri polak i Jashtëm, Radosław Sikorski, paralajmëroi Moskën se “nëse Polonia rrëzon një avion apo raketë ruse herën tjetër, të mos vijë të qahet për këtë”. Ndërkohë, përfaqësuesi britanik, Leo Cooper, deklaroi se “do të veprojmë nëse avionë pa autorizim shkelin hapësirën ajrore të NATO-s”.

Ministri i Jashtëm estonez e përshkroi incidentin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen globale, duke theksuar se tre avionët rusë ishin të armatosur dhe të gatshëm për betejë. Ai kundërshtoi përpjekjet e Moskës për të minimizuar ngjarjen dhe kërkoi një përgjigje të qartë ndërkombëtare.

Edhe Danimarka u bashkua me shqetësimet, duke paralajmëruar se agresioni rus në Ukrainë dhe shkeljet e fundit i kanë bërë fqinjët e Rusisë të ndihen të rrezikuar. “Frika se mund të jenë të ardhshmit është plotësisht e arsyeshme”, tha ministri danez.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rusisë në OKB reagoi me sulme verbale ndaj vendeve evropiane, duke i akuzuar për “rusofobi primitive” dhe “paranojë të paprecedentë”, ndërkohë që mohoi përgjegjësinë për incidentin.

Ambasadori i ri amerikan në OKB, Mike Waltz, deklaroi se SHBA dhe aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. “Ky është një provokim i papranueshëm që nuk mund të injorohet,” tha ai.

Kina, ndërkohë, zgjodhi një qëndrim më të kujdesshëm, duke bërë thirrje për “përmbajtje” dhe shmangie të “keqkuptimeve dhe gjykimeve të gabuara”, pa dënuar hapur Rusinë.

Incidenti vjen në një moment tensioni të lartë në rajon dhe pritet të dominojë diskutimet në ditët në vijim në selinë e OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026