OKB: Rreth 5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina

18 Prill 2022 | 15:28

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se rreth 5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina, për shkak të luftës me Rusinë.

Që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi agresionin ushtarak, janë larguar kryesisht gra dhe fëmijë sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, raporton BBC.

Ndërsa, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në OKB, njoftoi se rreth 215 mijë shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe emigrantë, janë larguar gjithashtu nga Ukraina për në vendet fqinje.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zeklenski ftoi për vizitë homologun francez, Emanuel Makron për të parë ‘mizoritë ruse’ në shtetin që drejton.

Makron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid duke deklaruar se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026