OKB ultimatum talebanëve që të anulojnë kufizimet ndaj grave

28 Dhjetor 2022 | 11:25

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka denoncuar politikat e qeverisë talebane që synojnë gratë dhe vajzat në Afganistan.

Talebanët i kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin dhe të punojnë për organizatat joqeveritare (OJQ).

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga kufizimet në rritje për arsimimin e grave, raporton BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shpreh se kufizimet e fundit “duhet të revokohen”.

Një deklaratë nga Këshilli bëri thirrje për “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave dhe vajzave në Afganistan”.

Ai u kërkoi talebanëve “të rihapin shkollat ​​dhe të ndryshojnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Ndalimi i punonjësve humanitare femra “do të kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për operacionet humanitare në vend”, duke përfshirë OKB-në, shtoi ai.

Guterres tha se kufizimet e fundit ishin “shkelje të pajustifikueshme të të drejtave të njeriut”.

Të paktën pesë OJQ-të kryesore ndërprenë punën në Afganistan pasi gratë u ndaluan të punonin për to nga qeveria talebane.

Care International, Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC) dhe Save the Children thanë se nuk mund të vazhdonin punën e tyre “pa pasur ne staf gra dhe vajza”.

Talibanët arrestuan javën e kaluar pesë gra që merrnin pjesë në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, mbi ndalimin e arsimimit të femrave. Janë arrestuar edhe tre gazetarë.

Që nga rimarrja e kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave – pavarësisht se premtuan se sundimi i tyre do të ishte më i butë se regjimi i parë në vitet 1990.

Gratë gjithashtu janë penguar të hyjnë në parqe dhe palestra, mes vendeve të tjera publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026